Blv. Bajram Curri, nd 36 h1, Tirana, Albania
  • sq
  • en
  • de
  • it

Diplomat Hotel

Diplomat Hotel, elegant dhe luksoz, është një Hotel Butik, që i vë theksin detajeve që e bëjnë qëndrimin tuaj një përvojë unike dhe të plotë. Me një vendndodhje harmonike ndërmjet qytetit dhe zonës industriale, Diplomat Hotel është lehtësisht i aksesueshëm brenda vetëm disa minutash.

Dhomat tona:

Rreth kompanisë sonë

Me 22 vjet në treg, me arritje të shumta, dhe me filozofi që ka në qendër klientin, Diplomat Hotel ka standardet më të larta të hoteleri-turizmit në Shqipëri. Diplomat Hotel bën pjesë në elitën e industrisë së hoteleri-turizmit në vendin tonë.

Vizioni – Vizioni ynë është, që përmes ofrimit të shërbimeve të qëndrueshme, konsistente dhe cilësore, të njihemi si zinxhir hotelesh i zgjedhjes së parë në industrinë e hoteleri-turizmit në Shqipëri.

Misioni – Jemi të përkushtuar për t’i bërë klientët dhe punonjësit tanë të ndihen si në shtëpinë e tyre..

Vlerat

#përvojë – Ne hapëm hotelin e parë privat në Shqipëri. Që në vitin 1993, kompania jonë ka kontribuar për rritjen e standardeve të hoteleri-turizmit në vend. Edhe sot e kësaj dite, ne kemi po atë energji dhe ngazëllim për të vazhduar përpara dhe për t’i shtuar vlera përvojave të klientëve tanë.

#ambientfamiljar – Ne besojmë te sinergjia që buron nga ambienti familjar. E konsiderojmë si element kyç për ofrimin e shërbimeve të veçanta dhe për ta bërë qëndrimin tek ne të paharrueshëm.

#menëqendërklientin – Gjithçka fillon nga klientët tanë.

#miqësorëndajmjedisit – Të dy hotelet tanë prodhojnë energji të gjelbër përmes paneleve diellore, që janë të instaluara në secilën godinë. Ne e konsiderojmë qëndrueshmërinë mjedisore një element thelbësor të së tashmes dhe së ardhmes. #nejemitëgjelbër #kontribuonipërnjë botëmëtëqëndrueshme

#respekt – Një nga pikat më të forta të kompanisë sonë është respekti për atë që bëjmë.

#integriteti – Përpiqemi që gjithmonë të krijojmë ura lidhëse me palët tona të interesit përmes respektimit të standardeve etike dhe morale.

Galeria fotografike e Hotelit

Diplomat Hotel, Tirana, Albania

+355 4 22 35 090